Si duhet të kontrolloni gjobat e trafikut përmes internetit

Policia e Kosovës tash e një kohë ka lansuar platformën online të kontrollimit të gjobave në trafik. AMCK ju sjell hapat që duhet përcjellur për t’u informuar në kohë reale mbi statusin e gjobave për secilin shofer.

Hapi 1: Hyni në faqen e Policisë së Kosovës

Ju mund ta bëni këtë duke klikuar direkt mbi linkun e më poshtëm apo duke kërkuar në shfletuesin e internetit.

https://www.kosovopolice.com:85/login

Hapi 2: Plotësoni të dhënat

Të dhënat e kërkuara nga sistemi janë: Numri Personal, Emri, Mbiemri, Data e lindjes, Kodin nga imazhi i paraqitur,

Hapi 3: Klikoni butonin “Pajtohem”

Duke klikuar në butonin “Pajtohem” , Bazuar në nenin 5 te Ligjit Nr.03/L-172 për mbrojtjen e të dhënave personale jepni pëlqimin për përpunimin e ligjshëm të të dhënave të juaja personale.

Hapi 4: Klikoni butonin “Kontrollo gjobat e trafikut”

Pas klikimit të butonit “Kontollo gjobat e trafikut” ju shfaqet mesazhi i gjeneruar nga sistemi i cili ju njofton nëse keni apo jo gjoba aktive

Recommended Posts